
VLORA ÇITAKU
.png)
3
131
Transformimi i vendit përmes investimeve strategjike në infrastrukturë, nxitja e kapitalit privat, krijimi i vendeve të reja të punës dhe sigurimi i stabilitetit energjetik.
Ne synojmë ta bëjmë Kosovën një vend tërheqës për të jetuar, për të punuar dhe për të ndërtuar një të ardhme prosperuese. Kosova do të shndërrohet në një vend të mirë për rritjen e një familjeje.
Ne synojmë t’i ofrojmë çdo nxënësi dhe studenti në Kosovë dijen, shkathtësitë dhe mundësitë që u nevojiten për të pasur sukses në një botë që po ndryshon me shpejtësi.
Krijimi i një sistemi shëndetësor që ofron kujdes të qasshëm dhe modern për të gjithë qytetarët është thelbësor për përmirësimin e cilësisë së jetesës.
Rruga e Kosovës drejt stabilitetit, rritjes dhe prosperitetit mbështetet në një strategji gjithëpërfshirëse që ngërthen sigurinë, angazhimin diplomatik dhe integrimin ekonomik.









Ndiqni Vlorën në Instagram
VIZIONI &
PRIORITETET
Mësoni më shumë për programin zgjedhor të PDK-së 2025
Kosova
mundet
ma mirë!

NJIHUNI ME VLORËN
Zonja Vlora Çitaku është Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), rol në të cilin ajo është ngritur pas shërbimit si Nënkryetare e Parë e PDK-së. Rrugëtimi i saj dinamik politik karakterizohet nga përkushtimi i thellë ndaj sovranitetit, zhvillimit dhe integrimit të Kosovës, të cilin ajo ka mbrojtur si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
SHËRBIMI I SHQUAR DIPLOMATIK
Para rolit të saj aktual udhëheqës në PDK, Znj. Çitaku ka shërbyr si Ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Znj. Çitaku paraqiti kredencialet e saj si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara më 17 Shtator, 2015 dhe përfaqësoj Kosovën në këtë kapacitet deri në vitin 2021.
Para detyrës së saj në Washington DC, Ambasadorja Çitaku ishte Konsulle e Përgjithshme në krye të Misionit të Republikës së Kosovës në New York. Gjatë misionit diplomatik në SHBA në periudhë prej shtatë vitesh, Ambasadorja Çitaku përfaqësojë Kosovën edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Shërbimi në SHBA shënoi një moment të rëndësishëm në kuadër të angazhimit të Znj. Çitaku prej më shumë se dy dekadash në shërbim të shtetndërtimit the fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
JETA E HERSHME
Motivi i Ambasadores Çitaku për dedikimin e saj në shërbimin publik rrjedh nga përvojat e saj gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve të 1990-ta, ku fillimisht punoi si zyrtare për marrëdhëniet me publikun me Misionin e Verifikimit të OSBE-së në Kosovë.
Përvoja e saj si refugjate pas dëbimit të saj dhe gjithë familjes së saj nga Kosova në moshën 18 vjeçare formësoi vendosmërinë e saj për t'i shërbyer vendit. Pas luftës, Znj. Çitaku u emërua Shefe e Protokollit të Qeverisë Provizionale të Kosovës dhe më vonë edhe Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Kosovës.
SHËRBIMI PUBLIK
Aftësia politike e Znj. Çitaku e çoi atë të shërbente dy mandate si deputete e Parlamentit të Kosovës, duke u bërë një nga përfaqësueset më të reja të zgjedhura në historinë e Kosovës në moshën 22 vjeçare dhe kandidatja femër më e votuar në atë kohë. Përvoja e saj në udhëheqje u zgjerua në rolin e saj si Kryetare e Grupit të Punës për Komunikime të Ekipit të Unitetit, duke luajtur një rol kritik në negociatat për statusin e Kosovës të udhëhequra nga Presidenti Martti Ahtisaari.
Kapacitetet e saj ekzekutive u demonstruan më tej ndërsa mbante pozicionet Zëvendës Ministre e Jashtme të Kosovës, U.D. Ministre e Punëve të Jashtme, dhe Ministre e Integrimit Europian. Znj. Çitaku shkëlqeu si Negociatore Kryesore për Marrëveshjen e Stabilitetit të Asocimit me Bashkimin Europian, duke avancuar ndjeshëm agjendën europiane të Kosovës.
Gjatë karrierës së saj, Ambasadorja Çitaku ka qenë një avokate e fuqishme për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve pakicë në Kosovë. Përpjekjet e saj në këtë drejtim nënvizojnë angazhimin e Znj. Çitaku për mirëqenien dhe prosperitetin e të gjithë qytetarët e Kosovës.
EDUKIIMI
DHE PËRFAQËSIMI NDËRKOMBËTAR
Znj. Çitaku është një intelektuale e përmbushur, e diplomuar për Master në Gazetari nga Instituti i Gazetarisë dhe Komunikimit i Kosovës pas diplomimit në Shkollën e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Aftësitë e saj gjuhësore përfshijnë katër gjuhë, duke mbështetur kështu angazhimet e saj diplomatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Përveç roleve të saj në New York dhe më vonë në Washington D.C., Znj. Çitaku ka qenë anëtare bordi dhe nderi e disa organizatave prestigjioze, duke kontribuar me ekspertizën e saj në diskutimet globale për paqen dhe ndërtimin e shtetit.
Bashkohuni me ne në mbështetjen e Znj. Vlora Çitaku ndërsa ajo udhëheq me integritet, përvojë dhe një angazhim vizionar për një të ardhme më të mirë për Kosovën.